Naomi dhe Bella pozojnë së bashku në Muzeun e Artit Islamik në Katar

Bota e Yjeve

Naomi dhe Bella pozojnë së bashku në Muzeun e Artit Islamik në Katar

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 19:02
Naomi dhe Bella

Supermodelja e famshme, Naomi Campbell dhe modelja Bella Hadid, e kanë vizituar Muzeun e Artit Islamik në Katar.

Bella ka postuar një seri fotografish në profilin e saj në Instagram, në të cilat pozon me kolegen e famshme dhe për disa orë kanë marrë qindra mijëra pëlqime.

Për ceremoninë e hapjes së muzeut, 26-vjeçarja zgjodhi një fustan të zi, të ngushtë dhe kishte vendosur një shall të zi në kokë. Naomi zgjodhi një kostum bardh e zi dhe një model flokësh të thjeshtë.

Ndryshe, Bella së fundmi ka deklaruar se do të donte që në fëmijëri të kishte studiuar dhe praktikuar fenë e saj, e cila ishte një ëndërr që nuk u realizua.

“Doja të rritesha pranë babait tim dhe të studioja çdo ditë, përgjithësisht të jetoja në kulturën myslimane, por nuk më lejuan ta bëja këtë”, tha njëra nga femrat më të bukura në botë.

Hadid është vajza e supermodeles holandeze dhe ish-yllit televiziv, Yolanda Hadid me biznesmenin palestinez, Mohamed Hadid. Pas divorcit të tyre, Bella u detyrua të transferohej në Santa Barbara të Kalifornisë me nënën, vëllanë Anëar dhe motrën Gigi.

Në intervistën e saj të fundit me revistën GQ, ajo shpjegoi se si, pasi u shpërngul, asaj iu “privua mundësia për të eksploruar historinë e saj”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat