Rita Ora me paraqitje të zjarrtë në New York, vesh fustanin e pazakontë

Bota e Yjeve

Rita Ora me paraqitje të zjarrtë në New York, vesh fustanin e pazakontë

Nga: Bota sot Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 09:54
Rita Ora

Rita Ora ka bërë një paraqitje të zjarrtë në “The Tonight Show me Jimmy Fallon” në New York City të mërkurën mbrëma.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, ktheu të gjithë sytë tek ajo, duke u shfaqur me një fustan “nusërie” ngjyrë pink, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Ylli 32-vjeçar zgjodhi të vishej seksi në fustanin me dantella, të punuar nga Versace, që ia ekspozoi për mrekulli linjat e lakmueshme.

Image
Rita Ora

Ndryshe, Rita së fundmi ka publikuar videoklipin e këngës së saj të re, You Only Love Me, që po pëlqehet shumë nga fansat e saj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat