Përfliten për një lidhje, Kendall Jenner fotografohet për herë të parë me këngëtarin latin

Bota e Yjeve

Përfliten për një lidhje, Kendall Jenner fotografohet për herë të parë me këngëtarin latin

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 20:10
Kendall Jenner 

Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë fotografuar për herë të parë bashkë pas zërave se kanë nisur një romancë. 

Dyshja u panë për darkë me Hailey dhe Justin Bieber më 18 shkurt në Beverly Hills. Për këtë rast, Kendall kishte veshur pantallona lëkure të kombinuara me një xhaketë të madhe dhe çizme.

Ndërkohë, Bad Bunny u pa me një kapele, një xhaketë kafe dhe pantallona ngjyrë kremi.

Image
Kendall Jenner 


Po për Bieberët? Hailey u shfaq me xhinse dhe një xhaketë të zezë, ndërsa Justin një kostum blu.

Dalja e grupit vjen pothuajse tre muaj pasi një burim i tha E!News që Kendall dhe ylli i NBA-së, Devin Booker, i kishin dhënë fund lidhjes në tetor për shkak të angazhimeve profesionale. 

Image
Justin dhe Hailey Bieber


Ish-çifti, i cili filloi të takohej në vitin 2020, ishin bashkë gjatë gjithë vitit 2022. Përpara se të ndaheshin në tetor, Kendall dhe Devin u ndanë për një kohë të shkurtër në qershor. 

Pavarësisht kësaj, çifti u rikthye në korrik. "Ata i zgjidhën çështjet e tyre dhe vendosën të ecin përpara dhe të jenë së bashku," thanë njerëzit pranë tyre në atë kohë. 

Image
Bad Bunny 

Ndërsa Devin dhe Kendall përfundimisht u ndanë në tetor, duket se janë ende miq, pasi Kendall uroi lojtari  e "Phoenix Suns" për ditëlindjen e tij të 26-të më 30 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat