Rita Ora e shijon suksesin e albumit të ri, duke publikuar një ‘selfie’ nudo para pasqyrës

Bota e Yjeve

Rita Ora e shijon suksesin e albumit të ri, duke publikuar një ‘selfie’ nudo para pasqyrës

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 15:59
Rita Ora

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, këto ditë ka nxjerr në shitje albumin e saj më të re, “You & I”.

Albumi i cili është i treti në karrierën e Ritës, ka shënuar një ngjitje të menjëhershme në klasifikime ndërkombëtare të muzikës.

“You & I” është aktualisht albumi më i dëgjuar i momentit në Mbretërinë e Bashkuar dhe i dyti në botë, sipas iTunes.

E për ta shënuar suksesin e këtij albumi për të cilin ka punuar një kohë të gjatë, Rita zgjodhi që të relaksohej të shtunën mbrëma.

Ajo ngacmoi paksa imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë në Instagram, duke publikuar një ‘selfie’ provokues,e të realizuar në pasqyrë, teksa ishte tërësisht e zhveshur.

Image
Rita Ora

“Albumi në shitje, duke e festuar me një maskë fytyrë”, shkroi Ora në mbishkrimin e footgrafisë, teksa kishte aplikuar edhe një maskë relaksuese në lëkurën e fytyrës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat