Pse Kanye West dhe Bianca Censori dalin zbathur në rrugë? Ka një arsye të fortë

Bota e Yjeve

Pse Kanye West dhe Bianca Censori dalin zbathur në rrugë? Ka një arsye të fortë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 10:42
Bianca Censori

Kanye West dhe partnerja e tij Bianca Censori e kanë kaluar javën e kaluar duke shëtitur nëpër Itali. Ata janë shfaqur në një darkë të bukur në hotel, në një dyqan xhelatine në Firence dhe në një koncert të Travis Scott në Romë, zbathur. Kjo nuk është hera e parë që ata shfaqen në rrugë zbathur, pasi kjo tanimë është bërë e zakonshme për çiftin.

Jason Lee, drejtuesi i “Hollywood Unlocked” – i cili kaloi shtatë muaj duke punuar si drejtues i mediave dhe partneriteteve të West derisa u largua në tetor – tha për Page Six se është i sigurt se West dhe Censori po dalin zbathur për arsye marketingu.

“Unë mendoj se fakti që njerëzit po flasin për këmbët e Kanye-s tregon se sa shumë fuqi ka ai ende pas kulturës së anulimit,” tha ai.

Image
Kanye West dhe Bianca Censori

“Unë mendoj se është një veprim i zgjuar dhe strategjik. Nuk do të habitesha nëse herën tjetër që do të shihnim këpucë në këmbët e tij do të ishte një projekt i tij.”

Rikujojmë se tetorin e kaluar, West humbi marrëveshjen e tij Yeezy prej 1.5 miliardë dollarësh me Adidas, së bashku me partneritetet që përfshinin Balenciaga dhe Gap.

Kjo erdhi pasi ai u kritikua për veshjen e bluzave me shkrimin “White Lives Matter” në një shfaqje mode në Paris, duke e quajtur lëvizjen “Black Lives Matter” një “mashtrim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat