Majk dhe Majlinda Zeka lënë pas gjithçka, bashkë për djalin e tyre

Bota e Yjeve

Majk dhe Majlinda Zeka lënë pas gjithçka, bashkë për djalin e tyre

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 15:22
Majk, Majlinda Zeka dhe djali i tyre

Baba prej vitesh, por kur vjen puna te ekspozimi i djalit të tij Roanit në mediat sociale, Majk është i kursyer. Reperi ka zgjedhur ta mbajë djalin e tij larg syrit të publikut duke mos postuar shpesh me të.

Roan ka ardhur në jetë nga marrëdhënia e artistit me Majlinda Zekën.

Raporti i tyre pasi u bënë prindër ka qenë me ulje-ngritje, me dyshen që janë përplasur dhe kanë akuzuar njëri-tjetrin publikisht.

Gjithsesi, kur vjen puna te djali i tyre ata lënë pas gjithçka dhe i gjenden pranë siç duhet të bëjë çdo prind. 

Sot, Roani ka nisur ditën e parë të shkollës dhe Majk me Majlindën e kanë ka shoqëruar në këtë fillim të rrugëtimit të tij drejt dijes.

Image
Roani dhe Majk

Majk ka ndarë disa foto me të në Instagram teksa i ka bërë edhe një dedikim të ëmbël duke shkruar:

'Urime dita e parë e këtij rrugëtimi shkollor. Të priftë e mbara dhe gjithë të mirat në jetë. Të don babi'.

Image
Roani

Po ashtu, edhe Majlinda ka publikuar disa foto me të duke shkruar: 

"Sot u bëre nxënës i klasës së parë. Urime dita e parë e shkollës Roan. Të uroj suksese dhe shumë momente të lumtura."

Image
Roani dhe Majlinda
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat