Paulina Gretzky shkëlqen në fotosesionin mahnitës për edicionin e vjeshtës të “KIND”

Bota e Yjeve

Paulina Gretzky shkëlqen në fotosesionin mahnitës për edicionin e vjeshtës të “KIND”

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 21:16
Paulina Gretzky

Paulina Gretzky i ka bërë një nderim emocional bashkëshortit të saj, yllit të “LIV Golf”, Dustin Johnson, për shembullin që ai u jep dy fëmijëve të tyre.

Gretzky shkëlqen në ballinën e edicionit të vjeshtës të “KIND” dhe mori pjesë në një fotosesion mahnitës për publikimin, duke treguar për jetën e saj me dy herë fituesin “Major”.

Gretzky, 35-vjeçare, është vajza e Wayne Gretzky, lojtari më ikonik i hokejit ndonjëherë, si dhe është e martuar me një nga yjet më të mëdhenj të golfit, shkruan DailyMail.

Image
Paulina Gretzky

Së bashku me Dustinin, ata kanë dy fëmijë që sipas “KIND”, prindërit e saj jetojnë vetëm 10 minuta larg në North Palm Beach, Florida.

“Shembulli që u lashë fëmijëve të mi me Dustinin është se ne duhet t’ia dalim së bashku,” tha ajo. “Ne nuk jemi gjithmonë në të njëjtën faqe, por ne i besojmë njëri-tjetrit mjaftueshëm, saqë e di që ai po ia del mirë pranë fëmijëve tanë dhe ai e di që edhe unë po e bëj të njëjtën gjë. Ne flasim për këtë, por në nivelin themelor është besimi.

Image
Paulina Gretzky

“Durimi i tij është fantastik. Pa ego, dhe ishte qesharake të shihje fëmijët të kuptojnë se kush është babai i tyre dhe kush është babai im, por ne nuk duam që ata të rriten ndryshe.

“Sigurisht që ne duam që ata të dinë se janë të veçantë, të gjithë janë. Por nëpër shtëpi, babai im është gjyshi dhe Dustini është babai.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat