Bebe Rexha duket thuajse e panjohur në Australi, shfaqet larg shkëlqimit skenik në aeroport

Bota e Yjeve

Bebe Rexha duket thuajse e panjohur në Australi, shfaqet larg shkëlqimit skenik në aeroport

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 14:09
Bebe Rexha

Ajo është këngëtare dhe kantautore e nominuar për çmimin “Grammy” me një katalog impresiv të hiteve që kanë pushtuar klasifikimet ndërkombëtare të muzikës.

Por ylli shqiptaro-amerikan, Bebe Rexha, arriti të fluturojë pa u vënë re kur mbërriti në Aeroportin e Brisbanes, përpara turneut të saj të koncerteve në Australi, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “I’m Good”, 34-vjeçe, ndërroi shkëlqimin e tapetit të kuq për një veshje shumë më të thjeshtë, teksa bëri rrugën e saj përmes terminalit të zënë, e veshur me një këmishë të zezë dhe pantallona sportive të gjera që përputheshin.

Image
Bebe Rexha

Ajo nuk kishte makijazh në fytyrë dhe mbante flokët e saj bionde në valë të lirshme, ndërsa plotësoi pamjen e saj me sandale të zeza, unaza diamantesh dhe një palë kufje të mëdha.

Këngëtarja e këngës “One In A Million” dukej e shpërqendruar nga telefoni i saj ndërsa shkruante duke ecur drejt daljes.

Bebe Rexha nisi turneun e saj australian me një koncert në “Tivolit” në Brisbane më 11 nëntor, përpara se të shkonte në Sydney për një koncert në “Liberty Hall” më 13 nëntor.

Artistja me origjinë shqiptare e lindur në New York përfundoi turneun e saj në Teatrin “Forum” në Melbourne më 14 nëntor.

Një muaj para udhëtimit të saj në Australi, Rexha zbuloi se po planifikonte të arrinte më herët nga programi që të shijonte kafen e famshme të Australisë, e cila njihet si një nga kafet më të famshme në botë.

Muzikantja, e cila ka kompozuar këngë për emra si Eminem dhe Selena Gomez, bëri zbulimin e befasishëm gjatë një paraqitjeje në radion KIIS FMs në emisionin “Kyle and Jackie O Show”.

Image
Bebe Rexha

“Ndoshta do të vij pak më herët… vetëm për t’u aklimatizuar, për të marrë kafen, sepse unë e dua kafen në Australi”, tha ajo në intervistë.

“Kam provuar kafen në Itali, Greqi, Kolumbi dhe kudo, dhe kafja më e mirë është në Australi”, tha artistja e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike elektronike” në mbrëmjen e madhe të çmimeve, “Grammy Awards 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat