Emily Ratajkowski shfaqet me bikini blu, teksa promovon linjën e saj të bikineve “Inamorata”

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski shfaqet me bikini blu, teksa promovon linjën e saj të bikineve “Inamorata”

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 17:10
Emily Ratajkowski

Modelja tërhoqi vëmendjen me flokët e saj të errët të stilit të veçantë dhe me një grim elegante që përfshinte buzë të shkëlqyera dhe sy të theksuar bukur.

Në vitin 2017, Emily u nis në një avanturë të re biznesi duke krijuar linjën e saj të modës së banjove me mikeshën e saj Kat Mendenhall, dhe ka shpalosur një sërë stilesh të reja të kostumeve të banjës që atëherë.

“Gruaja e Inamoratas, sipas mendimit tim, është ajo që mund të veshë një top si sutjena në publik për të dalë me qenin e saj dhe të mos e mendojë dy herë. Ajo është e sigurt në vetvete dhe nuk i intereson për gjykimet e të tjerëve,” u shpreh Emily në një intervistë të botuar në faqen zyrtare të markës së saj.

Image
Emily Ratajkowski

Megjithatë, në kohët e fundit aspektet private të jetës së saj janë ato që janë bërë tema e diskutimeve.

Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, producenti kinematografik Sebastian Bear McClard, jeta sentimentale e Emily u bë temë e nxehtë në mediet rozë.

Image
Emily Ratajkowski

Emily ka qenë në lidhje të ndërprera me DJ Orazio Rispo dhe në ndërkohë është parë në shoqërinë e yjeve të tjerë si Pete Davidson dhe Eric Andre.

Muajin e kaluar, ajo u pa duke u përqafuar me Harry Styles në Tokio, çka ngriti një valë të re reagimesh për faktin që besohet se Emily është e afërt me ish-të dashurën e tij, Olivia Wilde.

Olivia dhe Emily ishin mikesha dhe kjo është një tradhti”, tha një burim me njohuri të brendshme ekskluzivisht për DailyMail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat