Pas ndarjes nga Ledri, Sara largohet me vajzën drejt Gjermanisë, kush është personi që po e shoqëron influenceren

Bota e Yjeve

Pas ndarjes nga Ledri, Sara largohet me vajzën drejt Gjermanisë, kush është personi që po e shoqëron influenceren

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 08:27
Influencerja Sara Hoxha

Influencerja Sara Hoxha dhe këngëtari i njohur Ledri Vula prej kohësh janë shndërruar në çiftin më të komentuar të medias rozë, për shkak të lajmeve se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare nga e cila kanë një vajzë, Poem Blu.

Megjithëse dyshja ka vendosur që të heshë, ishte menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi që konfirmoi lajmet për “Prive” duke thënë që dyshja tashmë nuk është në një lidhje me njëri-tjetrin.

Për tu larguar nga e gjithë kjo zhurmë, Sara së bashku me vajzën ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku jeton edhe familja e saj, ndërsa po kalon një kohë shumë të mirë në këtë shtet.

Image
Influencerja Sara Hoxha dhe vajza e saj

Megjithatë influencerja nuk i ka lënë pas dore as fansat e saj, me të cilët shpesh herë ndan foto.

Përmes postimeve që bën në rrjetet sociale fituesja e “DWTS” ka treguar se janë pikërisht shoqet e saj ato të cilat e shoqërojnë atë në evente, darka dhe dreka, ku ndër to është edhe këngëtarja e njohur Dhurata Dora.

Image
Influencerja Sara Hoxha dhe Dhurata Dora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat