Bebe Rexha e nis vitin me pushime në St. Barts, vjen me poza atraktive nga plazhi

Bota e Yjeve

Bebe Rexha e nis vitin me pushime në St. Barts, vjen me poza atraktive nga plazhi

Më: 5 janar 2024 Në ora: 09:44

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e ka nisur vitin 2024 me pushime.

Ajo është duke shijuar disa ditë të ngrohta këtë fillim-vit në Ishujt St. Barts, shoqëruar nga familjarët dhe shoqëria e ngushtë.

E teksa po qëndron atje, 34-vjeçarja është kujdesur që disa nga momentet e këndshme që po shijon në ishullin e largët, t’i dokumentojë për fansat e saj në rrjetet sociale.

Image
Bebe Rexha

Ndër të tjerash, Rexha ka publikuar disa fotografi ku shfaqet mjaft atraktive e veshur me një fustan të zi, teksa vë në pah linjat trupore.

“Paqe 2023, ishte bukur për aq sa zgjati”, shkroi ajo në mbishkrimin e disa prej fotografive të publikuara gjatë këtyre ditëve.

Image
Bebe Rexha

Bebe përndryshe përmbylli një vit shumë të suksesshëm në muzikë gjatë 2023, ku nxori në shitje albumin e saj të tretë të vetë-titulluar “Bebe”, teksa fitoi edhe një mori çmimesh në ceremonitë ndërkombëtare të ndarjes së çmimeve të muzikës.Ajo njëherësh është nominuar edhe këtë vit në “Grammy Awards 2024”, më saktësisht në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për hitin e saj “One In A Million” me David Guettan. 

Image
Bebe Rexha

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat