Arbenita Ismajli mahnit me pozat e reja, teksa shfaq linjat e saj perfekte gjatë pushimeve

Bota e Yjeve

Arbenita Ismajli mahnit me pozat e reja, teksa shfaq linjat e saj perfekte gjatë pushimeve

Më: 5 janar 2024 Në ora: 18:18
Arbenita Ismajli

Modelja e dashur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka vazhduar të ndajë imazhe nga pushimet e saj, duke mahnitur ndjekësit e saj.

Bukuroshja mori vëmendje si gjithmonë me disa fotografi të mrekullueshme, ku ndau në Instagram, pjesë të ditëve të saj.

Në këtë set fotografik, ajo kishte shtuar edhe disa imazhe nga plazhi, ku shfaqi trupin e saj mahnitës, në disa bikine të kaltra.

Image
Arbenita Ismajli

Modelja duket se ka shijuar një mot të mirë në Uruguay, pasi nuk munguan edhe disa pamje të tjera, ku dukej perfekte edhe me një palë bikini të zeza njëpjesësh.

Arbenita mbetet njëra nga modelet më të komentuara shqiptare, si për paraqitjen e saj, por edhe për ngjarjet e fundit në jetën e saj private.

Image
Arbenita Ismajli

E komentuar shumë për linjat e saj të mrekullueshme dhe bukurinë natyrale, ajo vazhdon të jetë shume aktive në rrjetet e saj sociale, duke ndarë imazhe për ndjekësit dhe fansat e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat