Bebe Rexha pozon tërësisht e zhveshur nga dushi gjatë pushimeve në St. Barts

Bota e Yjeve

Bebe Rexha pozon tërësisht e zhveshur nga dushi gjatë pushimeve në St. Barts

Më: 9 janar 2024 Në ora: 21:27
Bebe Rexha

Këngëtarja e njohur shqiptare që ka arritur të bëjë bujë në skenën botërore, Bebe Rexha, ka befasuar ndjekësit e saj me një seri fotografish mjaft provokuese të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Bebe, e cila ka treguar gjithmonë një frymë të lirë në shprehjen e vetes, këtë herë shkon një hap më tej duke ndarë momente intime nga pushimet e saj të fundit në St. Barts.

Në fotografitë e postuara, interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” shihet duke bërë dush, totalisht e zhveshur dhe duke lënë pak vend për imagjinatën, megjithëse ka ruajtur modestinë duke mos ekspozuar pjesët e saj intime.

Image
Bebe Rexha

“Këtë vit qëllimi im është të hip mbi valët e jetës. Nuk mund të shijosh valët duke qëndruar në breg. Kur futesh në ujë, kurrë nuk e di kur do të vijë vala tjetër, prandaj shumicën e kohës do të jesh duke përdredhur dhe duke pritur. Kur të godet një valë, duhet të mësosh të shijosh valën ndërsa po ndodh, e mos të shqetësohesh për momentin kur ajo do të thyhet ose kur do të vijë vala tjetër. Kur vala thyhet duhet të jesh si uji. Mos e lufto atë. Ndodh që duam të hipim mbi çdo valë të vogël, por mund të humbasim atë më të mirën që vjen më vonë. Dua të mësoj si të kaloj mbi valët e vogla dhe të pres ato të duhurat”, shkroi Bebe Rexha në mbishkrimin e fotografive.

Image
Bebe Rexha
Image
Bebe Rexha
Image
Bebe Rexha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat