Irina Shayk s’i lë aspak vend imagjinatës me fotosesionin e fundit

Bota e Yjeve

Irina Shayk s’i lë aspak vend imagjinatës me fotosesionin e fundit

Më: 30 prill 2024 Në ora: 19:08

Irina Shayk është përzgjedhur sërish nga një stilist i njohur. Modelja e njohur ka pozuar për koleksionin e ri të këpucëve të Marc Jacobs, me rastin e 40 vjetorit të krijimit të markës.

Ajo nuk ka ngurruar të ndajë fotot me ndjekësit e saj në faqen e saj zyrtare në Instagram. 

Në to, supermodelja pozon e veshur vetëm me të brendshme të bardha dhe çizme jeshile neoni.

Image
Irina Shayk

Në një nga fotot e publikuara nga Shayk, ajo shihet përballë murit, tërësisht e zbuluar duke mos i lënë vend imagjinatës me linjat e saj perfekte të trupit.

Image
Irina Shayk
Image
Irina Shayk
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat