Khloe Kardashian duket se nuk ka fat në dashuri.
Raportet e mediave rozë flasin se i dashuri i saj i ri Tristan Thompson ka lënë ish të dashurën shtatëzënë, përcjell Bota Sot.
Ish e dashura e yllit të NBA Jordan Craig, zbuloi shtatzaninë e saj përmes një fotografie të publikuar në Instagram gjatë fundjavës, duke çuar në spekulime të menjëhershme në lidhje me atë nëse Tristan është babai.
Tristan dhe tetë-muajshja shtatzënë Jordan, ishin në lidhje për gati tri vjetët e fundit.
Megjithatë ata kishin një marrëdhënie me shkëputje dhe ajo nuk e përmend babanë e fëmijës së saj në postimet e saj
Tristan doli në publik me Khloe në shtator – duke konfirmuar lidhjen e tyre me një video të publikuar në Snapchat, ku çifti shihej duke u puthur./BS/