“Shokët i kanë thënë të mos jetë me mua”, Kylie tregon për lidhjen dhe dashurinë ndaj Tyga’s

Bota e Yjeve

“Shokët i kanë thënë të mos jetë me mua”, Kylie tregon për lidhjen dhe dashurinë ndaj Tyga’s

Nga: G.B Më: 12 tetor 2016 Në ora: 16:02
Kylie Jenner

Ajo po e shijon lidhjen e saj prej dy vitesh me të dashurin e saj reperin Tyga, por Kylie Jenner e ka pranuar se shokët e tij i kishin thënë atij që të mos dilte me të fillimisht.

Duke folur në intervistën e fundit për revistën Complex, ylli 19 vjeçar tha se i dashuri i saj me tatuazhe, me të cilin u ribashkua në qershor, pas disa muajsh ndarje, ishte paralajmëruar që të rrinte larg në këtë marrëdhënie, përcjell Bota Sot.

“Në vitin e parë që ne filluam të dilnim, shumë njerëz i thoshin atij që të mos dilte me mua, unë ende marr komente të tilla “Mos dil me atë’”, tha Kylie.

“Por, ne nuk r bëjmë për publikun, ne e duam njëri tjetrin. Ne kemi nevojë që të jemi bashkë gjatë tërë kohës dhe nuk mërzitemi kurrë të qëndrojmë bashkë gjatë gjithë kohës”, tha bukuroshja për revistën, ku shfaqet tejet seksi./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat