Ky mund të jetë fustani më i hapur që Kate Middleton ka veshur ndonjëherë.
Dukesha e Kembrixhit ka marrë pjesë në premierën e filmit “A Street Cat Named Bob” në Londër, e fustani i saj i bardhë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Bukuroshja mbretërore kishte të veshur fustanin e bardhë me një hapje në njërën anë, dhe korse me lule, të cilin e kombinoi me këpucë dhe çantë të kuqe.
Filmi në fjalë flet për bamirësinë “Action on Addiction”, bamirësi e cila mbështetet nga Kate Middleton.