Emily zhvishet, në protestë kundër Trump’it

Bota e Yjeve

Emily zhvishet, në protestë kundër Trump’it

Nga: G.B Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 10:56
Emily Ratajkowski

Zgjedhja e Donald Trump president i SHBA’ve ka bërë që shumë njerëz të dalin në rrugë për të protestuar kundër.

Ndërsa, supermodelja Emily Ratajkowski, e cila bën pjesë në grupin e të famshmëve kundër Trump, nuk ka dalë në rrugë, pro ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të protestuar, përcjell Bota sot.

ajo ka publikuar një foto në llogarinë e saj në instagram të premten, ku shfaqet e zhveshur, me vetëm brekë në trup dhe duke mbajtur gjoksin me duar.

“Trupi im, zgjedhja ime”, shkruan ajo në një foto-protestë thuajse krejtësisht lakuriq kundër komenteve të Donald Trump për femrat.

Ndërkohë, në Twitter ajo është angazhuar shpesh në postime të ndryshme mbi aktualitetin politik amerikan.

“Demokracia funksionon atëherë kur kandidatët përfaqësojnë vërtetë interesat e qytetarëve”, është një postim i saj.

Në një tjetër ajo kërkon që të ndalet qortimi i zgjedhjes së amerikanëve./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat