Kjo është e dashura e re e Niall të "One Direction"

Bota e Yjeve

Kjo është e dashura e re e Niall të "One Direction"

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 11:46
Jessica Serfaty, e dashura e re e Niall Horan

One Direction mund të jetë me pushime por duket se e dashura e Niall Horan është absolutisht në drejtimin e duhur.

Niall dhe Jessica Serfaty janë lidhur në mars, dhe që atëherë çifti është parë bashkë në një sërë eventesh dhe duken mjaft të dashuruar.

Së bashku kanë qënë edhe në American Music Awards, dhe janë fotografuar të përqafuar gjatë pushimit.

Modelja Jessica e nisi karrierën e saj në America’s Next Top Model në 2010, dhe që atëherë u zhvendos nga Arkansas në Los Angeles për të ndjekur ëndrrën e saj të modelingut.

25- vjeçarja është nënë e 7-vjeçarit Roman, i cili jeton në Arkansas me të atin. Megjithatë ish bashkëshorti i saj, Ididia Serfaty, 30 vjeç e ka akuzuar modelen për braktisje të djalit duke preferuar të fokusohet në karrierën e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat