Miley Cyrus rikthehet me "këmbë në tokë"

Bota e Yjeve

Miley Cyrus rikthehet me "këmbë në tokë"

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 12:43
Miley Cyrus

Nëse ka një personazh të famshëm që mund të thuhet i ka provuar të gjitha mënyrat për të ruajtur famën, padyshim që ajo është Miley Cyrus.

Ndërsa të gjithë kanë ende të ngulitur në mendje imazhin e Hanna Montana, ndryshimi drastik i këngëtares të rrymës Pop, nga vajza e sinqertë dhe e ëmbël tek ekstravaganca jashtëzakonisht e tepruar, tashmë Miley është rikthyer me këmbë në tokë dhe fajin për daljen nga kontrolli ajo ia vë lëndëve narkotike që ajo konsumonte jo pak.

Albumi i saj më i ri “Younger Now”, sjellin një këngëtare më të pjekur e më serioze nga sa jemi mësuar të shohim së fundmi, një vepër tërësisht e saj, për të cilën Miley ndjehet krenare më tepër se çdo punë e saj në të kaluarën.

“Hanna Montana” tregon se prej disa javësh ka lënë si pijen, duhanin, ashtu edhe lëndët narkotike, sepse siç thotë ajo, kishte nevojë të kthjellonte mendimet.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat