Rita Ora kapet ‘mat’ me të dashurin e ri, tenton të fshihet

Bota e Yjeve

Rita Ora kapet ‘mat’ me të dashurin e ri, tenton të fshihet

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 07:39
Rita Ora me të dashurin e saj

Këngëtarja shqiptare famë botërore, Rita Ora krahas jetës profesionale shumë herë ka qenë e komentuar edhe për jetën private.

Së fundi, është bërë e ditur se Rita ka filluar një romancë të re me këngëtarin Andre Watt.

Edhe pse ditë më parë kishin qarkulluar thashetheme në lidhje me marrëdhënien e dyshes, asgjë nuk ishte konfirmuar, por fotografitë e fundit e tregojnë të vërtetën.

Pas udhëtimit në Nju Jork, Rita është rikthyer në Londër ndërsa paparacët e kanë fotografuar në aeroportin Heathrow bashkë me të dashurin, Andre Watt.

Teksa kishte parë paparacët para saj, Rita kishte tentuar ta mbulonte fytyrën me shall, por megjithatë nuk mund t’i ikte aparatit të medieve.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Rita është kënga “Anywhere” e cila është pritur mirë nga publiku.

Fotografitë e mëposhtme tregojnë që Rita dhe Andre njihen qysh moti, por nuk ishte bërë publike romanca e tyre deri tani.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat