Ëndrra e parealizuar e Jennifer

Bota e Yjeve

Ëndrra e parealizuar e Jennifer

Më: 7 janar 2018 Në ora: 22:55
Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence është njëra ndër aktoret më të paguara, por ajo tregon se me çfarë do të merrej nëse nuk do të ishte pjesë e ekranit të madh.

Në një intervistë me Oprah Winfrey, Lawrence zbuloi se nuk mund të imagjinonte se ajo do të kishte një karrierë kaq të suksesshme.

Ajo tha se si fëmijë kishte ëndërruar të bëhej dizajnuese e enterierit, pasi nëna e saj kishte një mikeshë që kishte dizajnuese.

Lawrence është rritur në Kentaki, dhe gjithmonë ka qenë e përkushtuar ndaj familjes dhe asnjëherë nuk e ka imagjinuar veten si person i cili fokusohet në karrierë sikur tash. 

“Ishte diçka që nuk dija për veten derisa të bëhesha e suksesshme dhe pastaj dëshiroja të bëhesha edhe më e suksesshme. Do të bëja një film të mrekullueshëm, dhe pastaj do të doja të ishte edhe më mirë. Do të fitoj para dhe pastaj do të doja të bëja më shumë para. Unë nuk e dija fare deri në të njëzetat e mia të hershme”, ka thënë ajo.

Deri në moshën 23-vjeç, Jennifer fitoi 500,000 dollarë për pjesën e parë të trilogjisë "Hunger Games". Pasi filmi fitoi 691 milionë dollarë në  gjithë botën, aktorja mori 10 milionë dollarë për të filmuar pjesën e dytë të filmit.

Është vlerësuar se trilogjia "Hunger Games" ka fituar mbi 2.3 miliardë dollarë në mbarë botën, duke e bërë atë një nga filmat më të suksesshëm në historinë e kohëve të fundit.    

Pas këtij suksesi, Lawrence ka siguruar rolin e saj në filma të tjerë të çmuar, si "Good and Evil", për të cilën ajo fitoi çmimin Oskar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat