Wanda Nara “ja heq mendjen” Icardit…!

Bota e Yjeve

Wanda Nara “ja heq mendjen” Icardit…!

Më: 8 janar 2018 Në ora: 15:45
Wanda Nara

Ndërsa Interi është futur në krizën e rezultateve dhe me shumë gjasa po humbet edhe korsinë e objektivave, është moment që të gjithë të marrin një pushim të vogël për t’u çlodhur psikologjikisht.

Një prej atyre që e ka kërkuar me ngulm këtë periudhë pushimi të dimrit është kapiteni Icardi, që edhe pse ka shënuar më shumë se askush tjetër, golat e tij nuk kanë mjaftuar që ta mbajnë Interin në nivelin e lartë. Por kur flasim për pushime për Icardin ato janë speciale.

Dhe duket se kapiteni i Interit e ka dorëzuar shiritin e kapitenit që të shtunën, tek njeriu më i rëndësishëm për të: bashkëshortja e njëkohësisht menaxherja e tij. Wanda Nara i kish bërë gati valixhet që të premten në darkë, pas ndeshjes me Fiorentinën, ku Icardi sigurisht nuk mungoi të linte emrin e tij me një gol dhe tani çifti argjentinas është nisur drejt plazhesh ekzotike.

Ndërsa Interi duhet të qetësohet psikologjikisht dhe të rikuperohet fizikisht, për Icardin mjafton Wanda, për t‘ja hequr mendjen!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat