Tika Camaj është një ndër modelet shqiptare që vazhdon të bëjë karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo muaj më parë kishte konfirmuar se ka kurorëzuar lidhjen me fejesë me David Silvermanit.
Pas pushimeve të festave të fundvitit, duket se ka ardhur koha që bukuroshja shqiptare t’i kthehet profesionit të modës.
Ajo së fundi ka publikuar disa imazhe dhe video në llogarinë personale në Instagram teksa merr poza para aparatit fotografik.
Në fakt, për këto fotografi kaq provokuese dhe seksi është përkujdesur Victor Sanabrais, i cili ka nxjerrë hiret e shqiptares që ekspozohet vetëm në të brendshme.
“Cold NYC (I ftohti i qytetit të New Yorkut)”, ka shkruar 30-vjeçarja në Instagram.
Tika nuk ka bërë të ditur se për cilën kompani të modës po e realizon këtë fotosesion, e cila gjë mbetet të shihet në ditët në vijim.
Theksojmë se në vitin 2009, Tika ishte njëra prej pesë modeleve që ishin në konkurrim për t’u bërë engjëj të Victoria’s Secret, mirëpo u eliminua në gjysmëfinale.