Rihanna në qytetin e dashurisë me sheikun e saj miliarder

Bota e Yjeve

Rihanna në qytetin e dashurisë me sheikun e saj miliarder

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:48
Rihanna dhe Hassa Jameel

Ka hedhur pas krahëve vuajtjen për ndarjen nga jeta të kushuririt të saj, pak javë më parë, dhe ka vendosur të shijojë disa ditë pushimesh në një nga qytetet më të bukura në botë, Paris.

Bëhet fjalë për këngëtaren me famë botërore, Rihanna, e cila është fotografuar në qytetin e dashurisë në shoqërinë e sheikut Hassa Jameel, me të cilin gjatë vitit të kaluar është përfoluar në media për një histori dashurie.

Edhe pse publikisht Rihanna nuk ka pranuar asgjë në lidhje me historinë e saj të dashurisë, nga fotot shihet qartë se ajo është e lumtur në krahët e sheikut të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat