DiCaprio në filmin e Tarantinos, ku do të përfshihen shumë yje

Bota e Yjeve

DiCaprio në filmin e Tarantinos, ku do të përfshihen shumë yje

Më: 16 janar 2018 Në ora: 17:06
DiCaprio

Leonardo DiCaprio do të aktrojë në filmin e ri të Quentin Tarantinos, ngjarja e të cilit lidhet me vrasjen e kriminelit amerikan, Charles Manson dhe vrasjen e aktores Sharon Tate, mirëpo ylli hollivudian nuk do ta luajë rolin e kriminelit të vdekur.

Roli i ri i 43-vjeçarit është i pari që nga fitimi i çmimit Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij në filmin “The Revenant”.

Image

Në të kaluarën, DiCaprio dhe Tarantino kanë bashkëpunuar në filmin e vitit 2012, Django Unchained”.

Ylli i “The Wolf of Wall Street” në filmin e ri do ta luajë rolin e një aktori më të moshuar, ndërsa kolegia e tij, Margot Robbie, do ta portretizojë aktoren e vrarë, Sharon Tate, e cila asokohe ishte gruaja e regjisorit Roman Polanski dhe ishte shtatzënë.

Aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime për angazhimin e Tom Cruise në këtë film, derisa bisedimet e Brad Pitt për një rol kanë dështuar.

Image

Tarantino i ka ofruar një rol të veçantë edhe të famshmit Al Pacino, derisa njëri prej producentëve është konfirmuar të jetë David Heyman.

Ky do të jetë filmi i dhjetë për filmbërësin e njohur, xhirimet e të cilit do të fillojnë gjatë verës në Los Angeles.

Vrasja e aktores Sharon Tate dhe katër miqve të saj ka ndodhur më 9 gusht të vitit 1969, ndërsa premiera e filmit pritet të jepet në pesëdhjetë vjetorin e vrasjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat