Lady Gaga shkëlqen në Milano

Bota e Yjeve

Lady Gaga shkëlqen në Milano

Më: 19 janar 2018 Në ora: 13:21
Lady Gag

Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga, vijon turin e saj “Joanne World Tour”. Këtë herë ajo është ndalur në Milano, ku ka performuar përpara mijëra fansave italianë e jo vetëm.

Turi i cili ishte planifikuar të niste që në muajin shtator, u shty për shkak të disa problemeve fizike të këngëtares, e cila mbrëmjen e së enjtës është shfaqur më në formë se kurrë përpara fansave, duke performuar këngët e saj më të njohura të cilat janë shndërruar në Hit-e.

Gjithashtu Lady Gaga performoi ëdhe këngë, të cilat janë pjesë e albumit të saj të fundit “Joanne”.

Gjatë performancës së saj për disa orë me rardhë, Lady Gaga ka elektrizuar skenën me veshje dhe performanca të ndryshme, shoqëruar edhe nga balerinët në skenë.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat