Chrissy Teigen tregon se si bëhet gati

Bota e Yjeve

Chrissy Teigen tregon se si bëhet gati

Më: 19 janar 2018 Në ora: 17:33
Chrissy Teigen

Modelja Chrissy Teigen njihet për postimet e saj interesante, ku nuk lë asgjë pa treguar.

Përderisa është përfolur shumë për postimet ku kritikon presidentin Donald Trump, së fundmi ajo është bërë pjesë e mediave rozë për diçka tjetër.

Ajo ka postuar një video ku tregon se si bëhet gati për dukjen e saj në “Lip Sync Battle Live: A Michael Jackson Celebration” që është mbajtur në Los Angeles.

Image

Teigen ka shfaqur një nga truqet e grave për të veshur një fustan pa të brendshme.

Ajo kishte një dukje fantastike, e veshur me një fustan të zi plot shkëlqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat