Ajo u bë e famshme si këngëtare, përpara se të futej në botën e modës kur mori pjesë në America's Next Top Model.
Dhe Rita Ora tregoi sensin e saj të stilit në kryeqytetin francez, në Paris Haute Couture Week të hënën, përcjell Bota sot.
Këngëtarja e hitit How We Do u shfaq e bukur dhe përplot stil, e veshur me kostum me ngjyra dhe çizme të gjata me të njëjtat ngjyra.
27 vjeçarja dukej për mrekulli./BS/