Cila aktore e famshme pëlqen Bleona Qeretin?

Bota e Yjeve

Cila aktore e famshme pëlqen Bleona Qeretin?

Më: 7 mars 2018 Në ora: 16:26
Bleona Qereti

Pavarësisht kritikave të shumta nga ana e mediave apo edhe e kolegëve të saj, Bleona Qereti duket se ka një fanse e cila veshjen e saj në tapetin e kuq ditën e dielë e ka pëlqyer shumë.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila në rrjetin social Instagram ka publikuar foton e saj nga ceremonia, ku tregon se është pikërisht aktorja dhe këngëtarja amerikane Barbara Streisand, e cila i ka dhënë like në foto.

Një gjë e tillë e ka emocionuar Bleonën, e cila krah fotos së publikuar ka shkruar: ”Barbara Streisand ti je idhulli im. S’mund ta besoj që të pëlqeu ‘look-u’ im. Të adhuroj deri në infinit“.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat