Kush janë personazhet VIP që pritet të sjellin në jetë fëmijët e tyre?

Bota e Yjeve

Kush janë personazhet VIP që pritet të sjellin në jetë fëmijët e tyre?

Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:46
Khloe Kardashian

Kate Middleton, Chloe Kardashian, Alice Campello, Chiara Ferragni, Irene Capuano janë disa nga vajzat e showbizz-it, të cilat për pak muaj pritet të sjellin në jetë fëmijët e tyre.

Por si po i përjetojnë vajzat shtatzënitë e tyre?

Kate Middleton, Dukesha e Kembrixh duket mjaft mirë. Edhe pse është në muajin e shtatë Kate nuk heq dorë nga daljet publike dhe veshjet institucionale, së bashku me princin William. Së shpejti ajo lind fëmijën e saj të tretë, ndërsa disa javë më vonë do të jetë në formë për dasmën e Princ Harry me Meghan Markle. Ditët e fundit janë plot me emocione dhe countdown tashmë ka filluar.

Por në pritje të ëmbël është edhe modelja, Chiara Ferragni, e cila është në javët e fundit të pritjes së ëmbël dhe po shijon dashurinë e saj me rreperin Fedez në Los Angeles.

Një tjetër personazh VIP është Khloe Kardashian e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë së saj. Khloe ka zbuluar se është në pritje të një vajze, e pavarësisht kësaj ajo nuk ka hequr dorë nga udhëtimet apo edhe jeta aktive.

Një tjetër personazh është Irene Capuano, e cila është duke pritur fëmijën e saj me aktorin Francesco Arca.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat