Hey, Kylie çfarë po ndodh në fytyrën tënde: ajo nuk është aspak një buzë normale

Bota e Yjeve

Hey, Kylie çfarë po ndodh në fytyrën tënde: ajo nuk është aspak një buzë normale

Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:58
Kylie Jenner

Në vitin 2016, Kylie Jenner pranoi gjatë një episodi të ‘Keeping Up With Kardashian’ se përdor mbushës buzësh, pasi ndihej e pasigurt për pamjes e saj. Ajo tregoi se nuk ndihej aspak mirë me buzët e saj të holla, veçanërisht edhe për shkak se motrat e saj Kim, Khloe dhe Kourtney kishin buzët e plota shumë natyrale.

Gjithmonë e kemi adhuruar pamjen e saj perfekte në çdo foto apo video që ajo poston, por për hir të së vërtetës në foton e shkrepur së fundmi nga paparacët Kylie nuk duket dhe aq bukur. Këtë të premte, 20 vjeçarja doli të darkonte me mikeshën e saj të ngushtë Jordyn Woods në një restorant kinez, por me buzët e saj kishte diçka që nuk shkonte. Buza e sipërme ishte më e fryrë seç duhet dhe nuk kishte aspak formën e një buze normale.

Bukuroshja u përpoq që t’u fshihej paparacëve, por nuk ia doli dot mbanë plotësisht. Hey, Kylie çfarë ka ndodhur në fytyrën tënde?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat