Supermodelja i jep fund lidhjes 10-vjeçare

Bota e Yjeve

Supermodelja i jep fund lidhjes 10-vjeçare

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:50
Alessandra Ambrosio

Modelja e Victoria Secret, Alessandra Ambrosio, duket se i ka dhënë fund lidhjes 10-vjeçare me të fejuarin e saj, Jamie Mazur.

Us Weekly raporton se supermodelja dhe biznesmeni i kanë dhënë fund lidhjes, por ende nuk dihen shkaqet që e çuan çiftin në këtë vendim drastik.

Sipas mediave ndarja e çiftit ka ndodhur disa muaj më parë, kjo pasi ata nuk janë shfaqur më në asnjë event së bashku.

Alessandra Ambrosio dhe i fejuari i saj kanë dy fëmijë, Anja, 9 vjeç dhe Noah, 5 vjeç.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat