Modelja shqiptare superseksi, trondit Italinë me deklaratat e saj në “C’e posta per te”...

Bota e Yjeve

Modelja shqiptare superseksi, trondit Italinë me deklaratat e saj në “C’e posta per te”...

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:36
Erjona Sulejmani, ka lëshuar disa thumbime për futbollistin Blerim Xhemaili.

Modelja shkodrane e cila ka qenë edhe “Miss Shqipëria”, Erjona Sulejmani, ka lëshuar disa thumbime për futbollistin Blerim Xhemaili, me të cilin ajo është e martuar por tani është në prag divorci. E ftuar në emisionin “C’e posta per te”, nga Luciana Litizzetto, modelja i është përgjigjur edhe disa pyetjeve të tjera në studio.

Ajo nuk kurseu ironinë për mbiemrin e saj ndërsa tha: “Sulejmani, pasi meshkujt kur më shohin ngrenë duart lart”.

Ndër të tjera ajo ka komentuar edhe fustanin e saj të shkurtër, që ngjante tejet bukur në fizikun e saj seksi.

“Është i shkurtër, epo ne duhet të tregojmë veten. Megjithatë, nuk kanë pse i japin gojës, pasi unë jam duke u ndarë nga Blerimi”,- ka thënë Erjona.

Çifti që tashmë i kanë thënë fund lidhjes së tyre, kanë një djalë të vogël që quhet, Luan.

Mesfushori nuk e ka komentuar ndarjen me modelen ndërsa shkodranja ka lënë të kuptojmë që shkak për divorcin e tyre ka qenë tradhtia. Ajo në mediat italiane ka thënë se “futbollistët tradhtojnë shumë”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat