Blake Lively përgatitet për “Met Gala”, ja sa kohë i merr stilimi i veshjes

Bota e Yjeve

Blake Lively përgatitet për “Met Gala”, ja sa kohë i merr stilimi i veshjes

Më: 19 mars 2018 Në ora: 13:12
Blake Lively

Aktorja e famshme Blake Lively do të marrë pjesë për herë të 7-të në ceremoninë vjetore “Met Gala” së bashku me Ryan Reynolds, bashkëshortin e saj. Mbrëmja e madhe do të mbahet më 7 maj në “Metropolitan Museum of Art” ku priten të parakalojnë yjet e famshëm me veshje nga më kreativet.

30-vjeçarja është konsideruar si një ndër femrat më me stil në Hollywood, me shije të rafinuar dhe zgjedhje të pagabueshme në veshje. Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën prestigjose “Vogue”, Blake ka rrëfyer se është e fiksuar pas veshjeve dhe se gjysmën e garderobës së saj e ka të mbushur me fustane të dizenjuara nga vetë ajo.

Lively është shprehur se ka një ego të madhe dhe është kokëfortë që të ndërhyjë në punën e stilistit që gjthçka të ketë rezultatin që ajo dëshiron. E njejta gjë po ndodh edhe me krijimin e fustanit të saj për “Met Gala 2018”.

Blake nuk e ka zbuluar emrin e stilistit me të cilin po bashkëpunon por ka pohuar se aksesorët do të jenë nga Lorraine Schwarts ndërsa këpucët nga Christian Louboutin. Sa i përket fustanit aktorja siguron që ky do të jetë më i bukuri që ka veshur ndonjëherë i cili ka mbi 600 orë që po punohet dhe ende nuk ka përfunduar gjysma e punës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat