E njihni si Eleni Foureira, por ja si është emri shqiptar i këngëtares

Bota e Yjeve

E njihni si Eleni Foureira, por ja si është emri shqiptar i këngëtares

Më: 19 mars 2018 Në ora: 22:01
Eleni Foureira

E njohur ndryshe si “Shakira e Greqisë”, Eleni Foureira ka bërë bujë me deklaratën e saj se ka origjinë shqiptare duke u komentuar shumë si në mediat shqiptare, edhe ato greke.

Në një intervistë së fundmi Eleni ka zbuluar emrin e saj të vërtetë shqiptar teksa ka bërë të ditur se “Eleni” është emri i saj i pagëzimit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare quhet Entela dhe Foureira është rrënja e mbiemrit të saj i cili është Fourier.

“Kur unë dhe njerëzit e mi vendosëm që të mos tregoja emrin tim dhe se isha nga Shqipëria, u bë sepse doja që njerëzit të njihnin dhe të donin Eleni Foureira për atë që ishte. Po, ishte diçka e gabuar e pranoj por nëse do të kthehesha pas nuk e di nëse do i kisha bërë gjërat ndryshe”, është shprehur këngëtarja.

Foureira do të përfaqësojë këtë vit Qipron në Eurovizion dhe ka marrë shumë kritika lidhur me këtë.

“Është e turpshme të dëgjosh nga një i ri të thotë ‘A je nga Shqipëria, atëherë me Shqipërinë të shkosh në Eurovizion’, ka thënë këngëtarja./xing.al/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat