Trupi perfekt pas lindjes, Kylie zbulon sekretin

Bota e Yjeve

Trupi perfekt pas lindjes, Kylie zbulon sekretin

Nga: Bota sot Më: 19 mars 2018 Në ora: 22:55
Kylie Jenner

Ajo e mbajti sekret gjithë shtatzëninë e saj dhe kështu postoi fare pak edhe në rrjete sociale.

Por, tani bebi Storni është këtu dhe Kylie Jenner është rikthyer me postimet e saj në rrjete sociale, sidomos në Instagram, përcjell Bota sot.

Ylli i familjes Kardashian ka publikuar të hënën një foto në llogarinë e saj në Instagram, derisa tregon fizikun e saj për mrekulli pas lindjes.

E veshur në të zeza derisa bën selfie në pasqyrë, Kylie ka zbuluar sekretin, e që është korseti që ajo mbanë në bel, njësoj sikur edhe motrat e saj, të cilat më herët kanë publikuar foto të ngjashme.

E zbuloi sekretin e tyre më në fund Kylie./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat