Selena Gomez është duke iu përgjigjur fotografive të fundit që tregojnë plagët e transplantimit të veshkave në mënyrë shumë të qartë.
Këngëtarja dhe aktorja 25-vjeçare, e cila aktualisht po shijon pak kohë në Australi me miqtë, e shfrytëzoi Instagramin për të dokumentuar kënaqësinë që po përjeton.
Përveç videos, Selena bëri edhe një shkrim, duke komentuar nocionin e bukurisë në shoqërinë e sotme.
“Miti i bukurisë – një obsesion me përsosmëri fizike që e kap gruan bashkëkohore në një cikël të pafund të shpresës dhe vetëdijes ndërsa përpiqet të përmbushë definicionin e pamundur të shoqërisë për bukuri të përsosur”.
Ajo shtoi: “Unë zgjodha të kujdesesha për veten, sepse dua të mos i provoj asgjë askujt”.