Lady Gaga nuk e fsheh më të dashurin

Bota e Yjeve

Lady Gaga nuk e fsheh më të dashurin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:17
Lady Gaga dhe Christian Carion

Pavarësisht se është përpjekur ta fshehë të dashurin e saj, Lady Gaga një gjë të tillë nuk e bën më.

Ylli i muzikës dhe i dashuri i saj Christian Carion po e shijojnë kohën së bashku.

Dhimbja e rëndë e shkaktuar nga sëmundja kronike , e cila rezultoi me anulimin e 10 datave të shitura në turneun e saj botëror, duket se e ka lodhur këngëtaren e famshme Lady Gaga.

Pikërisht për këtë arsye këngëtarja ka vendosur të shijojë disa ditë pushimi, nën kujdesin e mjekëve, duke u larguar me të dashurin e saj Christian Carino, në Malibu.

Ajo është fotografuar në rrugët e Malibusë, e kapur për dore me partnerin e saj,

E veshur e gjitha me të zeza, Lady duket se tashmë është rehabilituar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetsore.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat