Pa unazën në gisht dhe e trishtuar, shfaqet për herë të parë pas ndarjes aktorja e famshme

Bota e Yjeve

Pa unazën në gisht dhe e trishtuar, shfaqet për herë të parë pas ndarjes aktorja e famshme

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:44
Jenna Dewan

Ndarja e Jenna Dewan dhe Channing Tatum tronditi botën javën e shkuar. Papritur çifti përmes një deklarte të njëjtë në rrjetet sociale, treguan se nuk janë më bashkë. Ata vendosën t’i japin fund martesës së tyre të gjatë, 9-vjeçare. Ky lajm mërziti jo pak, fansat e shumtë të çiftit. Por jeta vazhdon. 37-vjeçarja, Jenna Dewan është fotografuar në Los Angeles pa unazën e martesës në gisht.

Jenna qëndroi për një kohë të gjatë në spa, për t’u relaksuar, por më kot, sepse pasi doli dukej mjaft e trishtuar. Mesa duket aktorja e njohur nuk po e përjeton mirë ndarjen nga Channing Tatum. E kush do ta përjetonte mirë në fakt?

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat