Ashley Graham e “djeg” fare Instagramin e “Sports Illustrated Swimsuit”

Bota e Yjeve

Ashley Graham e “djeg” fare Instagramin e “Sports Illustrated Swimsuit”

Më: 11 prill 2018 Në ora: 11:41
Ashley Graham

Para dy muajsh, Ashley Graham realizoi një set fotografik shumë të “nxehtë” për “Sports Illustrated Swimsuit” dhe revista publikoi të hënën në Instagram Story videot e realizimit të këtij seti, që tregojnë 30-vjeçaren duke kërcyer e duke pozuar me disa kostume plazhi.

Në klipe, modelja e bëshme shihet duke u lagur me ujë deti e duke u shtrirë në rërë, ndërkohë që aparati i kap “asetet” me të cilat është bërë e famshme.

Mes tyre ka edhe video të bëra nga vetë modelja, e cila u drejtohet fansave duke u thënë se po lodhet shumë në punë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat