Kylie dhe Kourtney arrijnë në Coachella

Bota e Yjeve

Kylie dhe Kourtney arrijnë në Coachella

Më: 14 prill 2018 Në ora: 15:03
Kylie Jenner

Më herët këtë të premte ato u panë duke hyrë në një aeroplan privat.

Dhe tani duket se destinacioni nuk është më mister, pasi që Kylie Jenner dhe Kourtney Kardashian arritën në Coachella pak kohë më pas.

Dyshja televizive ishte e shoqëruar nga i dashuri i Kourtney-t, Younes Bendjima, dhe shoqja e ngushtë e Kylie-t, Jordyn Woods.

Coachella është ndër festivalet më të famshme të muzikës në SHBA, dhe as kësaj radhe nuk do të mungojë prezenca e Kardashian-ëve në këtë ngjarje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat