Angela Martini së shpejti me emision televiziv

Bota e Yjeve

Angela Martini së shpejti me emision televiziv

Më: 19 prill 2018 Në ora: 15:24
Angela Martini

Modelja e famshme shqiptare Angela Martini prej disa kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkrah bashkëshortit të saj, biznesmenit rumun Dragos Savulescu.

Angela Martini nuk është edhe aq shumë aktive në rrjetet sociale, por kur ajo publikon diçka, menjëherë tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Kujtojmë se së fundmi ajo e “çmendi” rrjetin me disa video ku shfaqej në një klip me skena të nxehta me partnerin e saj Dragos. Por tani modelja ka ardhur sërish në qendër të vëmendjes me disa poza të nxehta të realizuara nga fotografi shqiptar Artan Korenica.

Ky i fundit i ka publikuar fotot në “Instagram” dhe ajo që bie në sy është lajmi që ai zbulon, që modelja deri më tani e kishte mbajtur të fshehtë.

Në foto ai flet për një emision të ri që do t’i shtohet “Top Channel”, që me shumë gjasa do të quhet ‘Top of the top’ dhe mesa duket do të prezantohet nga Angela Martini.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat