Lajme të reja nga Mia Khalifa

Bota e Yjeve

Lajme të reja nga Mia Khalifa

Më: 21 prill 2018 Në ora: 06:59
Mia Khalifa

Mia Khalifa padyshim që ishte një nga pornostaret më të famshme në botë, mirëpo tre vite më parë ajo kishte pikëlluar fansat e saj, duke vendosur ndërprerjen e filmave pornografik.

Mia rrallë herë komunikon me gazetarë, prandaj intervistat e rralla përhapen me shpejtësi në mediat botërore. Dhe ajo tani ka zbuluar se arsyeja e largimit nga pornografia, ishte shkaku i kërcënimeve që kishte marrë nga rrjeti terrorist Isis.

“Sapo jam bërë shumë e famshme në filmat porno, e kam ditur se duhet ta ndërpresë këtë rrugë. Gjërat kishin dalë jashtë kontrolli dhe pastaj filloi të më kërcënojë ISIS-i. Në të vërtetë kurrë nuk kam dashur të merrem me pornografi. Në atë periudhë të jetës sime ishte mënyra që të egërsohesha pak dhe të bëhesh e famshme”, ka thënë Khalifa, e cila tani merret me gazetari sportive.

Ekstremistët islamikë filluan ta kërcënojnë, pasi kishte xhiruar një film porno, ku me veshje hixhabi, kishte bërë seks në treshe. “Ajo duhej të ishte satirë dhe ekzistojnë filma amerikanë, të cilët në mënyrë më të tmerrshme diskriminojnë myslimanët më shumë se sa ai film pornografik”, ka përfunduar Mia.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat