Dua me veshje super të shtrenjta në emision

Bota e Yjeve

Dua me veshje super të shtrenjta në emision

Më: 21 prill 2018 Në ora: 13:37
Dua Lipa

Këngëtarja Dua Lipa ka qenë së fundmi e pranishme në “BBC One”, ku ka realizuar një intervistë të gjatë rreth karrierës së saj.

Përveç intervistës, Dua gjithashtu ka dhuruar një performancë fantastike.

Këngëtarja shqiptare u shfaq e veshur me një kostum ngjyrë portokalli, teksa dukej mjaft elegante dhe e hijshme.

E kostoja për këtë veshje duket të ketë qenë goxha e lartë, pasi që vetëm varësja “Versace” që Lipa mbante në qafë kap shifrën e 2151 eurove.

Një çmim pak më të lirë kap xhaketa e saj, e cila kushton afro 19256 euro, ndërsa getat e saj kapin shifrën 240 euro.

Me paraqitjen plot glamur, Dua dukej fantastike teksa interpretonte këngën e saj më të re “One kiss”, të cilën e solli në bashkëpunim me Calvin Harris.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat