Rihanna paralajmëron linjën e ardhshme të brendshmeve

Bota e Yjeve

Rihanna paralajmëron linjën e ardhshme të brendshmeve

Më: 21 prill 2018 Në ora: 14:35
Rihanna

Rihanna ka njoftuar se do të lëshojë një linjë të brendshmeve për femra.

Këngëtarja e hitit ‘Diamonds’ 30 vjeçarja, e modeloi koleksionin e vet si ajo zbuloi detajet për koleksionin Savage X Fenty, të premten.

Rihanna kishte të veshur sytjena ndërsa dukej mjaft joshëse në një imazh të ëmbël të postuar në llogarinë e Instagramit të Savage x Fenty.

Ndërsa në një video tjetër që njoftoi këtë bashkëpunimin paraqiten dy femra që mbanin të veshur të brendshme me ngjyra të lehta rozë.

Edhe pse nuk u dha një datë e veçantë e lëshimit, por Savage X Fenty premtoi se kjo linjë do të ‘vijë së shpejti’! në llogarinë e tyre në Instagram.

Rihanna më herët gjatë kësaj jave la të kuptohet që ajo do të lansonte një linjë të brendshme, pas ndarjes së të njëjtës fotografi së bashku me titullin misterioz, ‘A nuk i thanë ata?’

Këngëtarja nga Barbadosi kohë më parë lan soj edhe linjën e produkteve të bukurisë ‘Fenty Beauty’ ndërsa ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikorë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat