Kejvina Kthella dhe Sarah Malaj hyjnë në treg me modën “alla Rozafa”, provokojnë me njërin gjoks jashtë

Bota e Yjeve

Kejvina Kthella dhe Sarah Malaj hyjnë në treg me modën “alla Rozafa”, provokojnë me njërin gjoks jashtë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 16:00
Kejvina Kthella

Velina e re e emisionit “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella prej kohësh është në qendër të medias rozë. Modelja e ardhur nga Italia ka realizuar një set fotosh të reja artistike, ku përveç ekspozimit të të pasmeve, është komentuar për një pozë ku ajo fotografohet shtrirë dhe me gjoksin e majtë jashtë.

Kaq ka mjaftuar dhe kanë plasur komentet, mes të cilëve nuk ka munguar as moderatori Ermal Mamaqi. ”Kejvina të ka dalë gjoksi i majtë”, i shkruante ai poshtë fotos, koment që ajo i është përgjigjur me kode; “Ermal Mamaqi m’trego mua të majtën!”.

Por nuk është e vetmja që realizon një pozë të tillë si Rozafa, pasi është edhe Sarah Malaj, reperja e ardhur nga Greqia, e cila ishte e ftuar së fundi në “Zonë e lirë”. Mes fotove artistike që ajo ka realizuar në një dhomë hoteli, spikat poza ku ajo ekspozon njërin gjoks jashtë. Mesa duket, ky është trendi i fundit i vajzave shqiptare të showbiz-it, nëse i referohemi dhe një fotoje të Oriola Marashit.

Kejvina dhe Sarah janë hyrjet e reja në showbiz-n shqiptar, që kanë mundur të depërtojnë duke guxuar me këto poza provokuese. Modelja që zëvendësoi Rashel Kolanecin në programin e Ermal Mamaqit, Kejvina u përfol për një lidhje të fshehtë me portierin e njohur të Lazios dhe Kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën.

Nisur edhe nga fakti se Kejvina ia ka kthyer përgjigjen me një puthje gardianit të Lazios, nisën aludimet në portale se nuk bëhej fjalë për një marrëdhënie virtuale, por për diçka më të rëndësishme se kaq. Ndërsa Sarah Malaj cilësohet në Greqi si kopja e këngëtares Rihanna në forma, ngjyrë lëkure, portret dhe performancë fizike.

Ajo mbërriti në Shqipëri verën e kaluar, pas një karriere si modele në Greqi, pjesë e “Cristi Model Agency”. E gjatë 1.70 m, përmasat perfekte 90-63-90, në faqen e agjencisë së modës ku punon, prezantohet si bionde që pëlqehet për format e rrumbullakosura. Në programin e Arian Çanit ajo ishte ftuar për një sherr virtual me këngëtaren Baby G.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat