A është ky i dashuri i ri i Dua Lipës?

Bota e Yjeve

A është ky i dashuri i ri i Dua Lipës?

Më: 27 prill 2018 Në ora: 19:14
Dua Lipa

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja jonë me sukses po zhvillon karrierë në shtetet perëndimore, ndërsa po punon për këngët e reja.

Ajo së fundi pas shumë koncerteve në katër anët e botës, ka zgjedhur pak kohë të relaksohet dhe për veten.

Në fakt, bukuroshja ka publikuar disa imazhe në llogarinë personale në Instagram, ku shihet duke pozuar me disa djem.

Njëri ndër ta, Dua pohon se ka qenë shoqërues i saj gjatë mbrëmjes së kaluar, duke bërë që të spekulohet se bëhet fjalë për të dashurin e ri.

“Shoqëruesi im për sonte ishte Julian Rupert”, ka shkruar ndër të tjerash Dua në Instagram teksa ai ka shkruar në dorë edhe emrin e Lipës.

Nuk dihet nëse ky është i dashuri i ri i 22-vjeçares pas ndarjes me Paul Kleinin ndërsa më parë ishte në lidhje edhe me Isaac Carew.

Ndryshe, Lipa do të jetë gjatë verës në Prishtinë në kuadër të festivalit muzikor “Sunny Hill”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat