U ndanë nga të dashurit futbollistë, misi dhe tronistja e famshme çmendin pushuesit shqiptarë

Bota e Yjeve

U ndanë nga të dashurit futbollistë, misi dhe tronistja e famshme çmendin pushuesit shqiptarë

Më: 12 maj 2018 Në ora: 13:34
Veronica Fedolfi

Ka disa mënyra për të ngritur temperaturat! Njërën, atë më të preferuarën e meshkujve, dinë ta bëjnë perfekt Veronica dhe Valeria. Njëra bionde shumë e këndshme dhe tjetra brune mesdhetare, zgjodhën të pushojnë këto ditë në Shqipëri.

Instagramet e tyre, ku ndiqen nga shumë fansa, janë të mbushura me momentet që po kalojnë në “Prestige Resort” te Mali i Robit dhe te “Hotel Resort” në Tiranë. Ato ndajnë çdo moment me fansat e tyre, që nga zgjimi, mëngjeset, drekat, darkat, plazhin dhe jetën e natës. Natyrisht, në bukurinë e “Prestige” ato kanë zgjedhur të bëjnë edhe një set fotosh profesionale.

Po kush janë këto vajza italiane kaq të bukura që tërhoqën kaq shumë vëmendjen? Veronica Fedolfi është Miss Toscana e vitit 2014. Me sytë blu dhe një trup perfekt, 23-vjeçarja ka çuditur spektatorët e atij spektakli, teksa ka pohuar se do të bëhet inxhiniere navale në nivelin ndërkombëtar si dhe ka pasion letërsinë e të shkruajë.

Ndërkohë që vajzat e miseve, në përgjithësi duan botën e modës dhe televizionit, Fedolfi ka treguar pasionet e saj të veçanta. Megjithatë, ajo nuk mund të bënte famë si një inxhiniere, por si vajza e pasarelave dhe e fotove të bukura në “Instagram”, aty ku ka shumë ndjekës. Ndërkohë në Itali, Veronikën e njohin si e fejuara e Lorenzo del Prete, mbrojtës i skuadrës së futbollit të Perugias.

E megjithatë, në një intervistë, Veronica ka treguar se ka një tjetër futbollist pikë të dobët, brazilianin Ricardo Kaka të Milanit. “Dashuria me kapitetin e Perugias ka lindur afër vendit ku jetoj”, ka pohuar ajo në një intervistë. “Sapo jemi njohur, më pëlqeu. Por nuk e mendoja se mund të bija në dashuri me të. Por ja që ndodhi! Që atëherë, jeta ime ndryshoi”.

Missi dhe futbollisti janë një kombinim i suksesshëm dhe ky fakt e ka rritur akoma më shumë famën e Veronikës. E megjithatë ajo shpesh është ndjerë e bezdisur nga thashethemet si një çmim që duhet të paguajë, për të qenë e famshme dhe në krah të një futbollisti.

“Shpesh thonë gjëra të paqena, duke mos më njohur fare. E kanë si mënyrë për të shfryrë frustracionet e tyre. Sa më shumë kalon koha, aq më pak kam durim t’i dëgjoj” – ka thënë biondja seksi. “Kam vite që punoj si modele për pasion dhe për të qenë e pavarur, jam diplomuar për inxhiniere, ndërkohë që blogu im po ecën shumë mirë” – pohon ajo.

Valeria Bigella, brunia me tipare mesdhetare është bërë e njohur si troniste e programit “Uomini & Donne” ku më pas u fejua me Alessio Bruno, futbollist i Sardegnës. Të dy bashkë kanë marrë pjesë në programin “Temptation Island”.

E intervistuar nga “Uomini e Donne Magazin”, Vale-ria ka treguar se mes tyre ka mbaruar gjithçka, pas një lidhjeje të gjatë 5-vjeçare. “E megjithatë, Alessio ka qenë një njeri shumë i mirë me gjithë gabimet e bëra. Por mes nesh filluan grindjet lidhur me programin dhe gjithçka mori fund. Jemi distancuar ngadalë si pa kuptuar”.

Por Valeria ka një merak: “Sot jam single dhe siç e dini unë e kam thënë edhe në program që dua të bëhem mama dhe bashkëshorte, por kam frikë nëse do arrij të provoj një ndjenjë si ajo, për dikë tjetër. Jam 32 vjeç dhe nuk e kam më këtë siguri”.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat