Bleona nuk heq dorë nga zhveshja, sërish shfaqet me fustan transparent

Bota e Yjeve

Bleona nuk heq dorë nga zhveshja, sërish shfaqet me fustan transparent

Më: 18 maj 2018 Në ora: 09:37
Bleona Qereti

Bleona Qereti mund të themi lirisht se është këngëtarja më guximtare shqiptare.

Bukuroshja ka vite që është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe po udhëheq me sukses karrierën muzikore.

 

Stream @amfarlive now . Link in bio

A post shared by Bleona (@bleona) on

Megjithatë, vëmendjen më të madhe të rubrikave rozë të mediave shqiptare dhe të huaja po tërheq me paraqitjet në ngjarje të ndryshme.

Fillimisht ajo bëri bujë të madhe me shfaqjen në ndejën glamuroze të Vanity Fair Oscars, ku u shfaq vetëm me mbathje të zeza dhe një rrjetë sipër.

 

 

@amfar #now

A post shared by Bleona (@bleona) on

Por, kësaj radhe në ngjarjen e përvitshme të “amfAR”, fondacion në ndihmë të të prekurve me virusin HIV, ajo kishte të veshur një fustan me fije të holla që i ekspozonte gjoksin.

Pavarësisht se fustani është i gjatë, transparenca ia nxjerr zbuluar të gjitha hiret këngëtares.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat